11 Gusht 2020

Gjilani shpërndan 35 krerë lopë për fermerët, kosto 100 mijë euro

Gjilan, 6 dhjetor - 35 familje bujqësore të Gjilanit kanë përfituar sot nga një krerë lopë qumështore të racës “Hollshtajn-Frizes”, si pjesë e bashkëpunimit të Komunës dhe organizatës për zhvillim rural “Mëshqerra”.

Kryetari i Gjilanit, Lutfin Haziri, e ka falënderuar drejtoreshën e kësaj organizate Florentina, Kida-Gërguri për këtë bashkëpunim trepalësh, duke thënë se qëllimi kryesor është që ta rrisim fondin e bagëtive.

“Baza për zhvillimin ekonomik lokal është bujqësia dhe shtimi i fondit të bagëtive është njëri prej prioriteteve tona. Me këtë ne po i ndihmojmë dhe po e lehtësojmë punën e çdo familje bujqësore në Gjilan për zhvillim të kësaj veprimtarie. Ju sigurojmë që edhe në vitin e ardhshëm do ta zhvillojmë më tutje këtë projekt”, tha Haziri.

Ai theksoi se Gjilani në parametrat e zhvillimit lokal ekonomik këtë vit po përmendet si komunë që është duke e zhvilluar industrinë e bujqësisë, përkatësisht përpunimin e mishit.

Ndërkaq, drejtoresha e organizatës për zhvillim rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri, e ka falënderuar drejtorin e Bujqësisë, Ramiz Ramadani, për të cilin tha vazhdimisht ka bërë përpjekje për ta përfituar këtë donacion, dhe falë kësaj janë gëzuar 35 familje.

“Besoj që është një racë që ia vlenë për ta plasuar qumështin në treg dhe për ta zhvilluar prodhimtarinë e qumështit. Ne po planifikojmë të vazhdojmë edhe me projektet tjera me Komunën e Gjilanit”, theksoi ajo.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka bërë të ditur se kategoria e fermerëve që po i mbështesin janë ata që kanë nga një deri në katër krerë lopë,

“Viti 2019 ka qenë vit i blegtorisë në Gjilan, ngase dy donacione i kemi pasur nga shkolla e agrobiznesit “Arbëria”. Sot po i shpërndajmë 35 krerë lopë të racës “Hollshtajn”, e cila është tipike e qumështit. Kategoria e fermerëve që po i mbështesin janë ata që kanë nga një deri në katër krerë lopësh, të cilët nuk kanë përfituar nga Ministria e Bujqësisë. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe besoj që shumë shpejtë do ta kemi edhe kontigjentin tjetër”, tha Ramadani.

Projekti ka verë prej 100 mijë euro. Komuna e Gjilanit ka participuar me 28 mijë euro, donatori me 59 mijë, ndërkaq fermerët me 14 mijë euro.


​

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020 - Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton Komunën e Mitrovicës së Jugut. (Ndërtesa e komunës, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të pranojë donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, ku do të dhurohen maska dhe pajisje tjera mjekësore. (Para objektit qendror të MPB-së, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton mban ashkëbisedim me të rinjët lidhur me çështje të ambientit. (Te Liqeni  Hapësira pranë urës nga ana e Suhodollit, Mitrovicë e Jugut, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

 - Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton FAFOS​ në Mitrovicë të Jugut. (Mitrovicë e Jugut, ora 11:30)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .