19 Prill 2024

Gjilani shpërdan pesë krerë gjedhesh për farmerët

Gjilan, 3 shtator - Komuna e Gjilanit, përkatësisht, Drejtoria e Bujqësisë, në bazë të memorandumit të bashkëpunimit me shkollën e agrobiznesit “Arbëria”, ka shpërndar pesë krerë gjedhesh.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka deklaruar se ky aktivitet dëshmon se kjo shkollë është plotësisht aktive, rentabile dhe në shërbim të farmerëve.

Ndërkaq, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka deklaruar se nga ky donacion kanë përfituar farmerët më të mirë.
 
“Pas memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar mes Drejtorisë së Bujqësisë dhe shkollës së agrobiznesit “Arbëria”, sot jemi në implementim të projektit të dytë, apo donacionit nga kjo shkollë dhe përmes thirrjes publike i kemi përzgjedhur pesë farmerët më meritor për pesë krerë gjedhesh. Të njejtën sasi e kemi shpërndar edhe në muajin shkurt.  Urime përfituesve”, tha drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani.   

Kurse, drejtori i shkollës së agrobiznesit “Arbëria”, Xhelal Jetishi, ka thënë se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm. 

Përndryshe, farmerët në këtë rast kanë marrëdhënie kontraktuale me Drejtorinë e Bujqësisë, janë të njoftuar për obligimet që i kanë për shkak se këto krerë gjedhesh nuk mund të shitet dhe të therren, por i destinohen përmisimit racor. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)