16 Dhjetor 2017

Gjilani përfundon me sukses fushatën e korrje-shirjeve

Gjilan, 4 gusht - Komuna e Gjilanit ka përfunduar me sukses fushatën e korrje-shirjeve gjithandej territorit të saj.

Drejtori për Bujqësi, Ramiz Ramadani, në konferencën e sotme për media, ka thënë se në Gjilan kanë qenë të mbjella me grurë 2800 hektarë, ndërkaq mesatarja e rendimentit për hektar ka qenë 4166 kilogram.

“Për shkak të kushteve klimatike të pa favorshme, duke filluar nga dimri shumë i ashpër dhe duke vazhduar me mungesë të reshjeve në fazat kritike të bimës, edhe përkundër farnave cilësore dhe aplikimit të masave agro teknike, rendimenti ishte mesatar. Me këtë rendiment sigurohen mbi 11.664  tonë grurë dhe plotësohen nevojat bazike për banorët e komunës rreth  58 për qind”, ka thënë Ramadani.

Ai thekisoi se fushata është zhvilluar normalisht, duke u respektuar në plotni çmimi i korrjes dhe  të gjitha kushtet e korrjes.

I pari i drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan ka apeluar bujqit që mos të digjen hamulloret, por ta bëjnë një lëvrim të cekët me qëllim të ruajtjes së masës organike, e cila mineralizohet dhe shëndrrohet në pleh.

Përndryshe, në arat e komunës së Gjilanit kanë qenë të mbjerra 2800 hektarë grurë, 80 hektarë elb dhe 30 hektarë tërshërë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2017 - Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur me hapjen e qendrave të votimit në zgjedhjet për kyrtar të komunës së Istogut. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 8:00)

- Në mesin e 2000 nxënësve do të përzgjidhen 250 finalistë ku do të garojnë në fazen finale të Garës Eureka. (Ambienti i Gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë, ora 11:00)

- Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e XXXI-të të Këshillit të Përgjithshëm. (Lokalet e American School of Kosova, ora 11:30)

- Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur pjesëmarrjen në votime deri në ora 15:00. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 15:30)

- Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur pjesëmarrjen në votime deri në ora 19:00. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 19:30)