19 Mars 2024

Gjilani përfiton edhe një grant të përformancës në fushën e mjedisit

Gjilan, 12 shkurt - Komuna e Gjilanit ka përfituar edhe një grant për fushën e pastërtisë.

Kjo u bë e ditur sot në ceremoninë e lansimit të Grantit të Performancës, ku në emër të kryetarit Haziri, e ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë e Mjedisit dhe organizatën gjermane GIZ, nënkryetari Arbër Ismajli.

Nënkryetari Ismajli ka falënderuar ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi dhe përfaqësuesit e organizatës GIZ për mbështetjen ndaj Gjilanit në fushën e menaxhimit të mbeturinave.

“Marrëveshja tripalëshe që e kemi nënshkruar sot ka për qëllim mbështetjen në kuadër të fondit prej 3.5 milionë euro për komunat e Kosovës e mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe GIZ. Në emër të kryetarit Haziri, i falënderoj shumë sepse kjo mbështetje është jashtëzakonisht e madhe për komunën tonë për të pasur një mjedis të pastër. Ne kemi qenë model në nivel Republike sa  I përket aksionit

“Ta pastrojmë Kosovën” dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me rezultate pozitive”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit.

Ndkryshe, Komuna e Gjilanit javë më parë është shpërblyer me 100 mijë euro grant nga Ministria e Mjedisit si rezultat i performancës në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)