18 Shkurt 2020

Gjilani nënshkruan kontratat me tetë përfitues të nën-granteve në bujqësi

Gjilan, 18 shtator - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të projektit “Të Rinjtë në Agrobiznes”, ka nënshkruar sot kontratat me tetë përfitues të nën-granteve, të cilët janë biznese ekzistuese dhe fillestare të udhëhequra nga të rinjtë.


Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se qëllimi i këtij projekti është që të krijojnë pavarësi në punë për të rinjtë.


“Qëllimi i programit tonë është që tetë përfituesit e parë vërtetë të dëshmoni sukses. Fokusi kanë qenë të rinjtë, e në veçanti vajzat."

"Po e konfirmoj se së shpejti do të përfitojnë edhe 50 të rinj të tjerë nën-grante, në mënyrë që të krijojmë pavarësi në punë. Ju jeni gjenerata e cila duhet ta kuptoni që e ardhmja në regjonin tonë është bujqësia, toka dhe prodhimi. Tashmë puna është lehtësuar shumë dhe tregu është më i madh si regjion i madh. Urime e suksese në punë”, ka thënë Haziri. 


Përndryshe, Haziri ka nënshkruar kontratat me Xhan Ismaili, Adonis Jonuzi, Qëndrim Kadriu, Ermira Bajrami, Labinota Hoxha, Kadri Rahimaj, Ferdeze Rexha dhe Ardit Syla.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2020

- Shoqata e Kirurgëve Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës, ka organizuar për herë të parë Simpoziumin dhe Workshop-in mbi trajtimin e plagëve. (Hotel Emerald, ora 8:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të dytën herë me radhë po organizon Konventën e Prodhuesve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohet raporti “Rruga e Dukagjinit, Autostradë apo Zgjerim i Rrugës Ekzistuese”, të përgatitur nga KDI. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Objekti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ora 10:00)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon hapjen e ekspozitës “Kujtesa e Kosovës: Jeta nën qiell e najlon”, pamjet e jetës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. (Holli i Bibliotekës, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, takohet me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, me bashkëpunëtorë. (Kabineti i kryetares së Kuvendit, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij abuzive që bëri ditë më parë ndaj një lypësari në shesh të Prishtinës. (Para Zyrës së Avokaturës, afër Kino ABC, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbajë ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr.54. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë shfaq filmin "Gjumë dhe Dashuri". (Kinema në Pejë, ora 19:00)