29 Mars 2024

GAP prezanton ndikimin e miliona eurove te subvencioneve dhe granteve në bujqësi

Prishtinë, 14 korrik - Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët,  ku do të prezantohet raporti ”Ndikimi i subvencioneve dhe granteve në prodhimin bujqësor”.

Duke qenë se bujqësia luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e bilancit tregtar, rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, Instituti GAP ka analizuar ndikimin e politikave qeveritare në zhvillimin e këtij sektori, sikurse Plani për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural 2007-2013 dhe Programi Zhvillimor 2014-2020.

Qeveria e Kosovës deri më tani ka shpërndarë çdo vit rreth 48 milionë euro për grante dhe subvencione.

Por, cili ka qenë ndikimi i këtyre programeve mbështetëse në përmirësimin e strukturës dhe rritjes së prodhimtarisë bujqësore?

Në dy raporte të ndara, Instituti GAP ka analizuar pagesat direkte dhe nivelin e prodhimit të kulturave bujqësore.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)