28 Mars 2024

GAGF dhe me Theranda Wine promovojn kuzhinën moderne shqiptare

Suharekë, 1 tetor - Pas organizimit të suksesshëm të Prishtina Gastronomy Festival, Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF) po vjen me ngjarjen e radhës.

Këtë herë GAGF së bashku me Theranda Wine po organizon një darkë për prezantimin e kuzhinës moderne dhe degustimin e verërave shqiptare në vreshtat e  verarisë AgroKosova Holding.

Kjo darkë ka për qëllim promovimin e kuzhinës moderne shqiptare, dhe vjen si seri e parë e organizimeve që pritet të ndodhin, synimi i të cilave është njohja e gastronomisë moderne të kuzhinierëve shqiptarë dhe nxitja e shkëmbimit të përvojave të tyre me prodhuesit vendor.

Këtë seri të prezantimeve të kuzhinës moderne shqiptare po e fillojmë me kuzhinierin e mirënjohur Bleri Dervishi nga restorant Gzona, i cili do të bëjë prezantimin e një koncepti kuzhine që bazohet në evolucionin e traditës, të cilin e ai e quan ¨Memorie në evolucion¨.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)