28 Mars 2024

G-20 angazhohet për çmimin e ushqimeve

Rio de Janeiro, 9 janar - 20 vendet më të industrializuara të botës do të angazhohen për mbajtjen nën kontroll të çmimeve të ushqimit, deklaroi gjatë mesditës një zyrtar i lartë koreanojugor.

Çmimi i përbërsve bazë të tryezës si sheqeri, dridhërat apo orizi arritën një rekord të ri botëror në dhjetorin e 2010-s, ndërsa protesta të dhunshme kanë shpërthyer si rrjedhojë në shumë vende të botës së tretë.

Tajlanda, eksportuesi kryesor i orizit në botë premtoi se nuk do të rrisë më tej çmimin, ndërsa G-20 ka vendosur të angazhohet seriozisht në parandalimin e krizës.

Rhee Chang-youg, përfaqësuesi i Koresë së Jugut në organizatë deklaroi: “Pas kërkesës së presidentit Sarkozy, të gjithë kemi vendosur që të angazhohemi së bashku me Francën në hetimin dhe përmirësimin e çështjes”.

Në një deklaratë të disa ditëve më parë, qeveria e Parisit konsideronte çështjen e ushqimit dhe energjisë si një shqetësim të përbashkët, i cili ka nevojë për një përgjigje të të gjitha vendeve për të gjetur zgjidhje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)