29 Mars 2024

Frutat tradicionale, gati të zhduken nga pemëtaria bullgare

Sofje, 27 korrik - Pavarësisht se është një vend tradicionalisht agrar me kushte të përshtatshme klimatike, sot Bullgaria rrit në sasia të vogla pjesën më të madhe të frutave tradicionale dhe të preferuara bullgare.

Për shembull dardha dhe ftonj të cilët rriten shkëlqyeshëm nëpër gjerësitë gjeografike bullgare. Janë pakësuar shumë dhe sheshet me pemë, të cilat vetëm deri përpara 20 vjetëve Bullgaria i rriste me bollëk.

Dardha është fruta më i shtrenjtë në tregun bullgar, pohon drejtori i Institutit mbi pemëtarinë në qytetin Plovdiv Argjir Zhivondov.

Një nga shkaqet për çmimin e lartë është se ky frutë importohet nga vendet fqinje, për shkak të sasive të vogla të kopshteve pemëtore me dardha ne Bullgari.

Pas kësaj dardhat e importuara shtrenjtohen dhe nëpër vargun e tregtarëve deri tek blerësi. Në rrugë për t’u zhdukur është dhe një frutë tjetër vendase - ftoi.

Deri në vitin 1990, përpara ndryshimeve demokratike në vend dhe kthimit të tokës në kufijtë reale pronarëve të vërtetë dhe trashëgimtarëve të tyre të shumtë, pemëtoret me dardha në Bullgari kanë qenë rreth 15 mijë hektarë, sot janë mezi 1000 dynymë.

“Të gjitha këto pemëtore rriteshin pa problem, thotë Argjir Zhivondov. Kur iu kthyen ish pronarëve të tyre, pjesa më e madhe prej tyre i braktisën. Pasi nuk ishin treguar kujdese për pemët, natyrisht që ato zunë sëmundje të ndryshme dhe u thanë. Në këtë mënyrë u shkatërrua një pjesë e madhe nga kopshtet ekzistuese deri në atë kohë. Prandaj filluan të krijohen të mbjella të tjera prej dardhe, por ato akoma janë në sipërfaqe shumë të vogla dhe nuk kënaqin dhe nuk plotësojnë dot mungesën e madhe të tregut për fruta në tregun e brendshëm.”

Në tregun bullgar mund të blihen dardhë nga Greqia, Turqia, Maqedonia, bile dhe nga Italia. Akoma janë të paktë fermerët të cilët rrisin pemëtore me dardha, të cilat rriten shumë mirë në pjesën jugore të vendit, rreth qytetit Plovdiv dhe fshatrat përreth.

Dardha është një frutë e shkëlqyer, e cila mund të rezistojë për një kohë më të gjatë, thotë Zhivondov. Sot çdo një nga pemëtoret zë një sipërfaqe jo më shumë se 40-50 dynymë. Sipas ekspertit fermerët kanë frikë të rrezikojnë me sipërfaqe më të mëdha.

“Në qoftë se ngarrojnë vetëm një nga spërkatjet e detyrueshme me preparate, mund bile kopshte me dardha 5 vjeçare, të cilat sapo kanë filluar të japin frutë, për 1 muaj të shkatërrohen nga sëmundja “Erwinia amylovora”.

Nga vendet fqinje Bullgaria importon dhe ftonj, një frutë tjetër e preferuar nga bullgarët. Të mbjellat me ftonj janë rreth 1000 dynymë. Për krahasim përpara 20 vjetëve ato kanë qenë rreth 50 mijë dynymë. Ky është një frutë fitimprurës, pohon Argjir Zhivondov dhe shton:

“Në parim ftonjtë mund të rriten në të gjitha fushat ose në pjesët gjysmëmalore të vendit. Ato mund të rriten në një lartësi mbi nivelin e detit deri më rreth 900 metra, ku piqet mirë. Në ndryshim nga dardhat ftonjtë rriten me sukses dhe në toka më të varfra. kështu që nuk ka një faktor kufizues në këtë drejtim”.

Sot prodhuesit bujqësor bullgar orientohen kryesisht drejt rritjes së qershive, kumbullave dhe po kështu mollëve dhe sheftelive . Këto fruta ecin më tepër në tregun bullgar. “Gjatë këtij viti kemi eksportuar mezi 37 tonë mollë në vendet fqinje, që është një numër shumë qesharak”, thotë Zhivondov dhe shtonë:

“Qershitë i eksportojmë direkt për një konsum të freskët në Gjermani - thotë ai. Por kryesisht eksportojmë qershi të përpunuara. Kemi ndërmarrje të mëdha, të cilat i përgatisin me shpirto pas kësaj i eksportojnë për në Gjermani dhe që aty i kthejnë tek ne nën formën e bonboneve të gatshme.”

Kushte më të shkëlqyera për rritjen e pjeshkës ka në pjesën e mesme të Bullgarisë Jugore, rreth qytetit Sliven, si dhe nëpër bregdetin e Detit të Zi. Nuk eksportojmë pjeshka, të gjitha shkojnë për tregun e brendshëm. Kurse derisa të piqen bullgaret, importojmë nga Greqia. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)