23 Prill 2024

Franca e gatshme që të ndihmoj zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe pylltarisë

Prishtinë, 8 qershor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie Christine së bashku me një delegacion të Agjencisë Franceze për Zhvillim(AFD).

Gjatë këtij takimi, ministri Faton Peci, i njoftoi ata me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe për shqyrtimin e mundësive për investime në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë gjatë këtij mandati.

Ministri konfirmoi gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve me qëllim të përkrahjes së sektorit dhe realizimit të projekteve konkrete për zhvillimin dhe avancimin e sektorit.

Nga ana e saj, ambasadorja Marie Christine, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe pylltarisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)