20 Prill 2024

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore lanson dritaren agro

Prishtinë, 22 mars - Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) së bashku me KfW-në e mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim organizojnë ceremoninë e lansimit të dritares agro.  

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm që lëshon garanci institucioneve financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).

FKGK-ja nxitë huadhënien përmes sigurimit të garancive të pjesshme të kredive të cilat shërbejnë si zëvendësim i kolateralit, duke u ndihmuar në këtë mënyrë bankave që të zvogëlojnë riskun dhe kërkesat për kolateral.

FKGK është themeluar në janar të vitit 2016, bazuar ne Ligjin për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Qëllimi i FKGK-së është të përkrahë sektorin privat në Kosovë, duke zgjeruar qasjen në financa për NMVM-të, duke mundësuar kështu edhe krijimin e vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor, përmirësimin e bilancit tregtar dhe avancimin e mundësive për sektorët ekonomikë më pak të shërbyer.

Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.

Të pranishmëve do t’ju drejtohet Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha, Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Christian Heldt, Udhëheqësi i Divizionit të sektorit financiar dhe zhvillimit ekonomik per Evropë Juglindore dhe Turqi - KfW Banka Zhvillimore, Dr. Markus Aschendorf, Drejtor i Misionit te USAID, James Hope dhe Ministri Financave Bedri Hamza.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)