28 Mars 2024

Finlanda jep 3 milionë euro për zhvillimin e pylltarisë

Prishtinë, 24 mars - E ngarkuara me punë në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë  znj. Tanja Fernandez   me bashkëpunëtorët Martti Eirola e Kaisa Rouvinen  kanë qëndruar sot për vizitë në Ministrinë e Bujqësisië, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ku janë pritur nga  Hysni Thaqi Sekretar i Përhershëm në MBPZHR dhe Xhevat Lushi , Këshilltar Politik në Ministrinë e Bujqësisë me bashkëpunëtorët.  Në këtë takim u fol rreth  Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë në Kosovë (2010-2020).

 

Në fjalën hyrëse të Hysni Thaqi ndër të tjera u tha se  synim i kësaj strategjie është ngritja e kontributit të sektorit të pylltarisë në ekonominë kombëtare, përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve pyjore, duke e marrë parasysh rolin shumëfunksional të pyjeve, hartimi i Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë në Kosovë 2010 – 2020 është bërë nga një grup punues ndërministor i cili është mbështetur dhe financuar nga SIDA dhe është zbatuar nga FAO.


Përfaqësuesit nga Finlanda kanë shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për ta ndihmuar  pylltarinë e Kosovës me 3 milionë euro dhe, si thanë ata, me donacionet e shteteve të tjera shuma e përgjithshmë për ta ndihmuar strategjinë zhvillimore për pylltarinë e Kosovës do të arrije deri në 16 milionë euro, aq sa mjaftojnë për t’i implementuar në tërësi projektet e hartuara rreth kësaj strategjie.


 Në këtë aspekt me rëndësi të veçantë  është Plani për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor i Kosovës 2009 - 2013 dhe Strategjitë e BE-së së bashku me Planet e tyre të Veprimit për Zhvillimin e Sektorit Pyjor. Strategjia rekomandon krijimin e  Bordit Menaxhues në kuadër të Zyrës së Kryeministrit,  i cili do të ketë përgjegjësi për mbikëqyrjen e zbatimit të saj.


  Qeveria e Kosovës së bashku me donatorët, të cilët kanë shprehur interesim për të ndihmuar sektorin pyjor, do të sigurojnë  mjete për arritjen e objektivave të strategjisë për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori, zhvillim i cili është i nevojshëm për shoqërinë, mjedisin dhe shtetin e Kosovës, është thënë ndër të tjera në takim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)