21 Gusht 2017

Fillon vaksinimi i kafshëve kundër sëmundjes së lëkurës

Prishtinë, 19 korrik - Sot në fshatin Dardani në fermën “Agro Loni”, Komuna e Pejës, fillon zyrtarisht fushata e vaksinimit të kafshëve të llojit të gjedhit kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës (LSD).

Hapjen e fushatës do t’a bëj Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së Dr. Valdet Gjinovci. Më pas do të vazhdohet me vaksinimin e të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Informatat tjera për këtë fushat do të merren në teren në hapje të fushatës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2017 - HardhFest, festivalit i vetëm i Vjeljes së Rrushit, Verës dhe Rakisë në Kosovë, organizon konferencë për media për të njoftuar lidhur me festivalin. (Bonzai, prapa Pallatit të Rinisë, ish - Duplex, ora 12:00)

- Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor - Autostrada Biennale hap ekspozitën për publikun në tëgjitha hapësirat e në Prizren, përfshirë hapësirat në qendër të qytetit, shtëpitë e vjetra, stacionin e autobusëve dhe hapësirave përreth, përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. (Prizren, ora ora 12:00)