29 Mars 2024

Fillon faza e tretë e dezinsektimit

Prishtinë, 6 korrik - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot fillon dezinsektimi hapësinor i fazës ë tretë në qytetin e Prishtinës.

Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje.

Duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarësh, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.

Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas kalendarit të mëposhtëm:

06:07 - Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;

07:07 - Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica;

08:07 -  Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, Lagjja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;

09:07 - Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria;

10:07 - Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;

11:07 - Bërnica, Hajvali, Bërnica e poshtme, Barilevë, Besi, Bardhosh, Kolovica e Re.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku bëhet dezinsektimi për së paku një orë, si dhe duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura që mos të futen insektet brenda. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)