29 Mars 2024

Fillon bartja e kompetencave për mbrojtjen e pyjeve në komuna

Prishtinë, 12 korrik - Sot bëhët pranim dorëzimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për  delegimin e kompetencave për mbrojtjen e pyjeve në Komunën e Kaçanikut. Në aktin e  pranim-dorëzimit të Memorandumit do të jenë të pranishëm edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Blerand Stavileci dhe Xhabir Zharku, kryetar i Komunës së Kaçanikut. 

MBPZHR është organi përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin qendror me pyjet, bënë politikat për  një zhvillim të qëndrueshëm të pyjeve, me kusht që komunat të ushtrojnë kompetencat e deleguara për  përmbushjen e përgjegjësive të kërkuara konform legjislacionit në fuqi.

Në kompetencë të Kuvendeve Komunale tani e tutje  mbetet konfiskimi i masës drusore nga shërbimi i mbrojtjes së pyjeve në komuna. Sipas kësaj marrëveshjeje, po ashtu është paraparë  inkasimi i të hyrave nga dhënia e lejeve në pajtim me paragrafin e theksuar në marrëveshje, kurse shërbimi komunal i mbrojtjes së pyjeve është i obliguar që autoritetit kompetent që menaxhon me pyje, t’i dërgojë raporte mujore në fushëveprimtarinë e këtij shërbimi. 

Më 24 qershor, është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për delegimin e kompetencave  nga MBPZHR-ja - Agjencioni Pyjor i Kosovës, në komunat e Kosovës. Memorandumi asokohe është nënshkruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rual Blerand Stavileci, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Sadri Ferati dhe në emër të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka nënshkruar  Bajrush Xhemaili.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)