28 Mars 2024

Fermerët protestojnë për problemet kryesore të industrisë së qumështit

Prishtinë, 1 qershor - Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit do të mbajë sot aktivitet protestues në Prishtinë, me qëllim sensibilizimin e opinionit dhe të institucioneve përgjegjëse për problemet kryesore të industrisë së qumështit.

Aktiviteti do të fillojë para AUV-së, për të vazhduar pastaj para MTI-së, MBPZHR-së, Kuvendit të Kosovës, Qeverisë dhe me përfudnim në në Sheshin Zahir Pajaziti, ku do të shpërndahen edhe pamflete.

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit bashkë me qumështarët do të mbajë aktivitete të ndryshme gjatë muajit qershor që njihet si muaji i prodhimeve të qumështit.

Shoqata mbledh rreth vetes rreth 2000 fermerë dhe është organizmi më i madh në industrinë tonë.

Shoqata e Qumështarëve vazhdimisht e ka tërhequr vëmendjen për problemet dhe padrejtësitë që po i bëhën sektorit të qumështit nga njerëz të papërgjëgjshëm në institucione dhe në sektorin privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)