02 Mars 2021

Fermerët e veriut duhet t’i dorëzojnë dosjet në Mitrovicën e Jugut

Prishtinë, 13 gusht - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) njofton të gjithë fermerët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut se dosjet e tyre për aplikim në Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2020, mund t’i dorëzojnë në Zyrën Regjionale në Mitrovicën e Jugut, rruga “Mbretëresha Teutë”.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që afati për aplikim për pagesa direkte të zgjatet deri më 28 gusht 2020.

Kjo zgjatje është bërë pas kërkesave të fermerëve, Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Asociacionit të komunave të Kosovës, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve dhe ekonomive bujqësore. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)