13 Gusht 2020

Fermerët e Kaçanikut do të kenë mbështetjen e MBPZhR-së

Prishtinë, 16 korrik – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes masave të shumta përkrahëse do të vazhdojë mbështetjen e veprimtarive bujqësore në Komunën e Kaçanikut. Kështu është shprehur, ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic, gjatë takimit që sot pati me nënkryetarin e Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, ku është biseduar për zhvillimet  e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë.

Me këtë rast, ministrja Zivic, e ka njoftuar atë se tashmë afati për aplikim për pagesa direkte dhe projektet e  zhvillimit rural është mbyllur dhe shumë shpejt ajo tha se do të fillojnë edhe vlerësimet e aplikacioneve për programet mbështetëse. Ajo theksoi se mbështetje në këto programe do të gjejnë edhe fermerët e kësaj komune, të cilët do t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga MBPZHR-ja.

Nga ana e tij, nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra, e falënderoi ministren për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, nënkryetari Bajra e njoftoi ministren edhe për projektet e kësaj komune për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)