18 Janar 2019

Fermerët amerikan të shqetësuar nga ndikimi që mund të kenë tarifat

Washington, 29 tetor - Fermerët amerikanë po punojnë tokat e tyre këtë vjeshtë ndërsa vazhdojnë mosmarrëveshjet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dikur një nga importuesit më të mëdhenj të misrit dhe sojës amerikane.

Siç njofton Zëri i Amerikës ekziston një pasiguri lidhur me ndikimin që kjo do të ketë në të ardhurat e fermërëve këtë vit, pasi kultivuesit ende nuk kanë ndjerë ndikimin nga lufta tregtare në rritje.

Ndër shqetësimet në rritje me të cilat po ndeshet fermeri nga Ilinoi, Bob Gehrke, është gara me kohën për korrjen e misrit dhe sojës. Gehrke shpenzon deri në 14 orë në ditë në fermën e tij.

"Shqetësimi im më i madh tani për momentin është përfundimi i korrjeve para mbërritjes së reshjeve të dëborës".

Por shqetësimet e tij nuk përfundojnë me kaq.

"Sipas këshillave të maketingut, madje edhe në pranverë, nuk përfshihej rënia e çmimit të sojës në këtë mënyrë ekstreme. Natyrisht nuk pritej vendosja e tarifave. "

Fermeri e ka fjalën për tarifat kineze mbi prodhimet amerikane të drithërave, një lëvizje hakmarrëse pas vendsosjes nga Shtetet e Bashkuara të tarifave mbi çelikun dhe aluminin kinez. Kjo ka shkaktuar uljen e çmimit të sojës këtë vit.

"Është një problem i madh për një fermer i cili e përfshin atë në të ardhurat nga ferma".

Tamara Nelsen, Drejtore për Mallrat në Byron e Fermerëve në Ilinoi është e shqetësuar.

"Është viti i pestë rrjesht i rënies së të ardhurave të fermerëve, mendoj se sivjet është rënia më e madhe që nga viti 2012."

Zonja Nelsen thotë se njoftimi për një marrëveshje të munshme tregtare mes Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë për të zëvendësuar marrëveshjen NAFTA, nuk ka ulur shqetësimet e fermerëve.

"Mbetet për t’u parë nëse kjo marrëveshje është arritur sepse tarifat e çelikut dhe aluminit ndaj Meksikës dhe Kanadasë janë ende në fuqi, dhe kërcënimet e tyre për tarifa hakmarrëse janë në fuqi".

Fermeri Bob Gehrke shpresonte se dekada negociata dhe marrëdhënie me Kinën do të sillnin rezultate, duke përmirësuar humbjet e fermerëve përmes mbajtjes hapur të tregut më të madh të sojës amerikane.

"Siguruam marrëveshje tregtare që po funksiononin, dhe tani për një periudhë gjashtë mujore shumë gjëra janë prishur, ndoshta edhe shkatërruar. Sa kohë do të duhet që kjo të rregullohet? "

Një pako ndihmash financiare prej 12 miliardë dollarësh nga Departamenti amerikan i Bujqësisë, supozohej se do të qetësonte fermerët. Megjithëse e ndihmon në kompensimin e humbjeve nga çmimi i ulët i sojës, fermeri Gehrke thotë se nuk e ndihmon me produktet e misrit

"Është pak dhe ska vlerë. Ka shumë burokraci. Pakoja me një fond prej 200 milionë dollarësh është për zhvillimin e tregut. Ne e kishim tregun. "

Soja po shitet në mbarë botën edhe nëse ajo nuk po eksportohet në Kinë. Shitjet në Evropë dhe Argjentinë janë rritur këtë vit. Atëherë shtrohet pyetja: a po sjellin rezultate taktikat tregtare të Presidentit Trump dhe administratës e tij?

"Kjo ndoshta është pyetja 64,000 dollarëshe", thotë Tamara Nelsen, Drejtore për Mallrat në Byron e Fermave të Ilinoit.

"Mendoj se po të pyesni shumicën e fermerëve, ata me siguri do të thonë jo. Por nëse i pyesni pas një viti ose gjashtë muajve, ata mund të ndryshojnë mendjen."

Pas gjashtë muajve fermeri do të përqendrohet tek sezoni i mbjelljes, për të cilën shpreson se do të sjellë më shumë siguri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2019 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve  “Europian  Master in Human Rights and Democratisation”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët e shkollës fillore “Dardania”. (Shkolla fillore Dardania, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët çerdhes “Gëzimi Ynë”. (Objekti i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, ora 11:00)