29 Mars 2024

FAO: S'ka rrezik për krizë ushqimore

Romë, 15 shtator - Nuk ka arsye për tu alarmuar rreth përsëritjes së një krize të ngjashme ushqimore si ajo e viteve 2007-2008, tha Organizata Botërore e Ushqimit.

Kriza në fjalë erdhi për shkak të rritjes së çmimit të drithrave në tregun botëror.

"Po i këshillojmë qeveritë që të kenë parasysh se se ka rezerva të mjaftueshme të drithrave dhe prodhim të pritshëm të bollshëm", tha kreu i FAO-s, Zhak Diuf në Romë.

Komentet e Diuf erdhën pas deklaratave të bëra nga drejtuesja e një tjetër agjencie të OKB-së, Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kreu i OBSH-së theksoi se përmbytjet në Pakistan dhe thatësira në Rusi mund të krijojnë një krizë ushqimore që mund të rrezikojë pjesën më të varfër të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)