29 Mars 2024

FAO ndihmon fermerët e vegjël dhe fermat familjare që të zhvillohen

Budapest, 20 mars = Për dy ditë, rreth 70 ekspertë dhe përfaqësues të qeverive nga Evropa dhe Azia Qendrore u takuan në Budapest për të përqendruar vëmendjen e tyre në përmirësimin e situatës së fermerëve të vegjël dhe fermave familjare.

FAO po punon shumë për të trajtuar këtë çështje, e cila ndikon shumë në të gjithë rajonin; takimi në Budapest është një hap tjetër në këtë proces.

Si rezultat i ndryshimeve strukturore politike dhe ekonomike në vitet 1990, Evropa dhe Azia Qendrore sot janë kryesisht një rajon i fermerëve të vegjël dhe fermave familjare, me vetëm disa vende të dominuara nga pronat e korporatave në shkallë të gjerë.

"Bujqësia familjare, edhe pse është shtylla kryesore e bujqësisë në rajon, shpesh nuk është ekonomikisht e qëndrueshme", tha Morten Hartvigsen, drejtues për nismën rajonale të FAO-s. "Popullsia rurale mbetet pjesa më e varfër dhe e pambrojtur e shoqërisë. Në fakt, më shumë se 60 përqind e të varfërve në Evropë dhe Azi Qëndrore jetojnë në zonat rurale ".

Megjithatë, fermerët ruralë mund të jenë një burim kyç në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor, shtoi Hartvigsen. Kjo ide reflektohet në Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Zhdukjes së Urisë, në të cilin një synim specifik është dyfishimi i produktivitetit bujqësor deri në 2030 dhe të ardhurava të prodhuesve të ushqimit në shkallë të vogël.

Ndër pjesëmarrësit e takimit në Budapest ishin përfaqësues të ministrive të bujqësisë, punës dhe mbrojtjes sociale nga disa vende të rajonit, së bashku me donatorët dhe përfaqësuesit e organizatave relevante të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. Ekspertët teknikë të FAO-s dhe përfaqësuesit e zyrave të FAO-s morrën pjesë gjithashtu.

Synimi i pjesëmarrësve përfshin të kuptuarit më të plotë të bujqësisë familjare dhe të mësuarit nga njëri-tjetri përmes prezantimeve dhe diskutimeve të vendeve të rajonit.

FAO ka kryer studime vendore dhe ka përgatitur një raport rajonal si sintezë mbi nevojat dhe kufizimet e fermerëve të vegjël dhe fermave familjare në shtatë vende: Shqipëri, Armeni, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Gjeorgji, Kirgistan, Moldavi dhe Taxhikistan. Rezultatet e këtij raporti u prezantuan dhe vlerësuan në takim.

Një tjetër qëllim i seminarit ishte projektimi i të ardhmes në kuadrin e Dekadës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë Familjare 2019-2028. FAO vazhdon të punojë për t'iu përgjigjur jo vetëm nevojave të vendit, por edhe për të rritur mbështetjen e saj ndaj fermerëve të vegjël dhe fermave familjare në rajon, gjithmonë duke u përpjekur për më shumë koherencë dhe ndikim më të madh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)