19 Prill 2024

FAO dhe MBPZHR rishkojnë sektorin e pylltarisë në Kosovë

Prishtinë, 24 qershor - Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) organizon konferencë mbi rishkimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë.

 Takimi për Rishikimin e Përbashkët të Sektorit të Pylltarisë në Kosovë, që organizohet sot dhe nesër ka për qëllim sjelljen së bashku të akterëve të ndryshëm dhe partnerëve tjerë për të shqyrtuar dhe analizuar gjendjen aktuale të pyjeve dhe sektorit të pylltarisë si dhe të identifikojë mundësitë dhe sfidat në arritjen dhe shfrytëzimin e funksioneve dhe rolit ekonomik, social dhe mjedisor të pyjeve në Kosovë.

Ngjarja dy-ditore është pjesë e projektit të FAO-s "Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, financuar nga ambasada suedeze në Kosovë.

 Rishikimi i përbashkët i sektorit pyjor të Kosovës është një proces i vazhdueshëm që përfshin një dialog mbi Vlerësimin e Zbatimit të Strategjisë së Zhvillimit të Pylltarisë 2010-2020, si dhe do të kontribuojë në hartimin e strategjisë së re për pylltarinë që mbulon periudhën 2021-2030.

Konkluzionet e rishikimit të përbashkët do të kontribuojnë gjithashtu për të identifikuar projektet e zhvillimit në të ardhmen dhe për të krijuar mundësi për investime shtesë në sektorin e pyjeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)