24 Prill 2024

FAO, çmimet botërore të ushqimeve, drejt rekordit

Romë, 9 korrik - Çmimet e ushqimit kanë shënuar rritje të butë në tregjet ndërkombëtare në muajin qershor, tregoi indeksi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara FAO, e cila me këtë rast e rriti parashikimin për prodhimtarinë e grurit në vitin 2011/12.

Indeksi i përgjithshëm i çmimit të ushqimit që e formon FAO në qershor është rritur për një për qind dhe arrinte 234 pikë. Me këtë, është bërë 39 për qind më i lartë sesa në qershor të vitit të kaluar. Por edhe katër për qind nën nivelin rekord prej 238 pikëve nga shkurti i këtij viti.

Rritja para së gjithash është produkt i çmimeve më të larta të sheqerit në tregjet ndërkombëtare, të cilat në qershor janë rritur për 14 për qind në krahasim me muajin maj, me çka indeksi i FAO-s është rritur në 359 pikë. Vlerësohet se prodhimtaria e sheqerit në Brazil, prodhuesin më të madh botëror, do të zvogëlohet sivjet nën nivelin e vitit të kaluar.

Indeksi i çmimeve të grurit në qershor është lëshuar për një për qind në krahasim me muajin maj dhe arrinte 159 pikë, më së shumti duke iu falënderuar përmirësimit të rrethanave kohore në Evropë dhe pezullimit të paralajmëruar të ndalesës ruse për eksport.

Çmimet e produkteve ushqimore dhe i mishit në qershor kanë mbetur të pandryshuar muajin paraprak, ndaj indeksët janë ndalur në 231 pikë, gjegjësisht në 180 pikë.

Për shkak të ndryshimit të parashikimit për revoltën amerikane sivjet, FAO e ka rritur parashikimin për prodhimtarinë e përgjithshme të grurit këtë vit, në thuajse 2.313 milionë tonë, që është 3,3 për qind më shumë sesa vitin paraprak, dhe 11 tonë më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht nga agjencia në qershor të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)