26 Maj 2018

FAO bën thirrje për sisteme të fuqishme të kontrollit ushqimor

Stamboll, 7 maj - Ndryshimi i klimës, ngjarjet ekstreme të motit dhe temperatura në rritje lidhen ngushtë me ushqimin dhe bujqësinë.

Në të gjitha gjasat, thonë disa ekspertë, ndryshimet klimatike do të kenë pasoja negative për sigurinë e ushqimit - që do të thotë se do të bëhet më e vështirë për të parandaluar sëmundjet ushqimore në trajtimin, përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit.

Për këtë pikë foli sot Mary Kenny, zyrtare e FAO për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, në një konferencë ndërkombëtare në Stamboll të Turqisë.

Ky ndikim në sigurinë ushqimore mund të vijë nga një sërë shkaqesh, nga ndryshimet në ndotësit e mjedisit dhe nga profilet e patogjenëve deri te kontaminimi i shtuar nga toksina të ndryshme dhe rreziqet në rritje të higjienës, tha Kenny gjatë kontributit të saj në Kongresin e 6-të të Sigurisë Ushqimore mbi ndryshimet klimatike dhe sigurinë ushqimore.

Përshtatja e strategjive të sigurisë ushqimore me një klimë të ndryshueshme duhet të bazohet në fakte dhe për këtë arsye ka nevojë për më shumë kërkime dhe shkëmbim midis të gjithë aktorëve të lidhur në sektorin publik dhe atë privat, tha ajo.

"Rreziqet ndaj sigurisë ushqimore mund të lindin në çdo fazë të zinxhirit ushqimor, nga prodhimi fillestar deri tek konsumimi", tha Kenny, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të bazuar në vlerësimin e riskut për menaxhimin e sigurisë së ushqimit.

"Autoritetet e sigurisë së ushqimit duhet të punojnë vazhdimisht për të trajtuar një sërë çështjesh kritike të sigurisë së ushqimit dhe cilësisë. Qoftë kjo me natyrë mikrobiologjike ose kimike, këto çështje janë kuptuar mirë, por megjithatë ato ende paraqesin sfida në shumë kontekste ".

Kenny bëri thirrje për zhvillimin e sistemeve të fuqishme të kontrollit të ushqimit nën përgjegjësinë e autoriteteve kombëtare të sigurisë ushqimore.

"Organizata ka një rol kyç në ndihmën e vendeve në zhvillim për të shqyrtuar ndryshimet në situatat e sigurisë së tyre të ushqimit, për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në përgjithësi për të përmirësuar kuptimin se çfarë nënkupton ndryshimi klimatik për sigurinë e ushqimit", tha Kenny.

Kongresi dy-ditor filloi më 3 maj, me fjalime të hapura nga përfaqësues të lartë të qeverisë turke dhe Viorel Gutu, Koordinatorja Nënrajonale e FAO për Azinë Qendrore dhe Përfaqësuesi i FAO në Turqi dhe Uzbekistan.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2018

- Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon mbajtjen e testit kualifikues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat Themelore të Kosovës. (Hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në kuadër të Takimit të Evropës Juglindore “Love Your Neighbor”, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Hotel Plaza, Tiranë, ora 10:30)

- Instituti ATOMI organizon ceremonin e shpërbilimit të më të mirëve të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaro. (Salla e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)