04 Dhjetor 2020

Është përmbyllur fushata për produktet e qumështit

Prishtinë, 29 qershor - USAID/KPEP  ka bërë sot   përmbylljen e fushatës së produkteve të qumështit. Në përmbylljen e këtij evenimenti, përveç përfaqësuesve të USAID-it dhe të KPEP-it, mori pjesë edhe  Blerand Stavileci, ministër i   Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.


David Cowles- drejtor i KPEP tha se qëllimi i fushatës ka qenë që të rritet  vetëdija e konsumatorit për vlerat e qumështit. Mesazhi kryesor është vlera e lartë e prodhimeve kosovare dhe këtë kemi dashur që ta promovojmë; në fillim për fëmijët e shkollave, duke vazhduar tutje edhe për të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë.

Duke e marrë fjalën në këtë takim z. Blerand Stavileci, ministër i MBPZHR ndër të tjera  tha se  USAID ka bërë punë të madhe në këtë aspekt dhe u jemi falënderues të mëdhenj për këtë dhe për të gjitha ndihmat që po i bëhen sektorit të bujqësisë.

Do të thosha, vazhdoi tutje ministri Stavileci,  që mos të jetë vetëm 1 qershori i shënuar si dita e qumështit, por që i gjithë muaji qershor të jetë muaj i qumështit.

\"Ne gjithmonë jemi munduar t’i dalim në ndihmë fermerëve në përgjithësi, e posaçërisht fermerëve të cilët merren me prodhimtarinë e qumështit, duke përmbushur kërkesat e tyre me subvencione dhe grante dhe jemi duke vazhduar tutje me ndihma. E dimë se këto ndihma mbase nuk janë  të mjaftueshme, por po mundohemi që sado pak t’ua lehtësojmë gjendjen në të cilën ata ndodhen dhe besoj që në të ardhmen e afërt këto ndihma do të jenë edhe më të mëdha. Falënderojmë USAID që me fushatat e tyre po mundohen që të rrisin vetëdijen e popullatës për vetitë ushqyese të produkteve të qumështit\", ka përfunduar fjalën e tij z. Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural..

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamenti Special - krimet e rënda me c'rast avokati mbrojtës do te jep deklaratë për mediet pas seancës. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti do të mbaj një takim virtual me presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Alexis Mourre dhe Drejtoreshën e Komisionit të Arbitrazhit për Evropë, Laetitia de Montalivet. (Takim virtual, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilja Redzepi, do të bëjnë nënshkrimin e kontratave me përfituesit e thirrjes për përkrahjen e OJQ-ve dhe individëve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime organizon aktivitetin “Tuneli i Fundit” në përkujtim të grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vitet e fundit në Kosovë, dita e dytë. (Përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën e Artan Qerkinit përfaqësues i Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, “Përgjigje në ftesën për të dëshmuar para Komisionit për Legjislacion” si dhe njoftohet me shkresën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyong, për emërimin e Karin Hernmark Ahliny, Ambasador i Suedisë, anëtar i Bordit  Mbikëqyrës  të Agjencisë Kosovare për Verifikim dhe Krahasim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:15)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës Arban Abrashin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit te Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Organizata Etea dhe Aleanca Franceze në Prishtinë me mbështetjen e Ambasadës Franceze do të mbajnë takimin e parë të huazimit të librave. (Tek objekti i Aleancës Franceze, ora 11:00)

- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) mban konferencë për medie lidhur me një hetim ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e energjisë elektrike. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, ora 11:15)

- Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media lidhur me varrezën masive në Kizhevak të Serbisë. (Lokacioni i varrezës masive në Kizhevak  të Serbisë, ora 12:00)

- Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit N. M., i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, për veprën penale “vrasje e rëndë” pasi qe në  fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i pandehuri dyshohet që pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë - shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtoren e Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës Letafete Latifi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë plotëson listën e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 

- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mban sot konferencë për media. (Oborri i Kuvendit hyrja nga sheshi, ora 14:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mban konferencë për media me rastin e dorëzimit të padisë për konflikt administrativ kundër vendimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji”. (Para Pallatit të Drejtësisë, ndërtesa A, ora 14:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla pret në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj ku pjesë e takimit do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. (Objekti i MPJD-së, ora 14:00)

 

- Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave Hykmete Bajrami, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)