28 Mars 2024

Ekonomia e bujqësisë së Turqisë radhitet e 8-ta në botë

Stamboll, 10 prill - Ministri turk i Bujqësisë dhe Çështjeve të Fshatit, Mehdi Eker, tha se në renditjen e ekonomisë bujqësore, Turqia nga e 11-ta në botë është renditur e 8-ta.

Turqia ka lënë pas Francën Italinë dhe Spanjën dhe është renditur e pesta në ekonominë bujqësore të Evropës.

Mehdi Eker në qytetin Adana, mori pjesë në aktivitetin me titull \"Politikat e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Pasqyrimi në Sektorin Ushqimor\".

Mehdi Eker theksoi se bujku i cili po rritet me mbështetjen e dhënë nga qeveria, e ka çuar Turqinë në radhët e larta në botë.

\"Kemi përfituar një shumë prej 61.8 miliardë dollar nga korrjet. Nga 23 miliardë dollarë ka arritur në 61 miliardë dollarë duke e bërë Turqinë të radhitet në vend të 8-të në botë. Në historinë e Turqisë, asnjë nuk ka nxjerrë ligj për bujqësinë, ne bëmë ligjin e parë\" u shpreh Ministri turk i Bujqësisë dhe Çështjeve të Fshatit, Mehdi Eker. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)