20 Shkurt 2019

Edhe punëtorët e Pylltarisë, Bujqësisë dhe Industrisë se Drurit hyn në grevë

Prishtinë, 28 janar - Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë se Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës (SPPBIDMGJK) shprehë shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët Draft Ligji i Pagave dhe njëherit njofton se edhe përkundër përpjekjeve dhe presioneve të deritanishme në organeve kompetente që pozita e këtyre punëtorëve të avancohet në draft Ligjin e Pagave, akoma të njëjtit vazhdojnë të mbesin në pozitën me të ulët të paraparë në Shtojcën 1 të këtij Ligji dhe koeficienti i paraparë për pagesën e këtyre punëtorëve është tejet diskriminues karshi detyrave të punës që kanë këta punëtorë.

Pasi që reagimet paraprake nuk patën ndikim pozitiv në shqyrtimin e kërkesave të Sindikatës së Pylltarisë dhe avancimin e koeficientit të pagesës për këta punëtorë, SPPBIDMGJK merr vendim që t’i bashkëngjitet veprimit sindikal të shërbyesve civil në vend, duke filluar nga nesër do të hyjë në grevën një orësh prej orës 10.00-11.00 dhe tash e tutje do t’i bashkëngjitet veprimeve sindikale të gjithë shërbyesve civil në vend.
 
Ndaj, si Sindikatë e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë se Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës, bëjmë thirrje që të gjithë anëtarët e kësaj sindikatë t’i bashkëngjiten veprimeve sindikale të shërbyesve civil dhe njëherit kërkon nga organet kompetente që çështjet e adresuara të zgjidhen sa më shpejtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Hivzi Krasniqi, Radio Kosova mban Tubim Përkujtimor. (Kino ABC, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)

- Lëvizja mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)