05 Korrik 2020

Drejtoria e Bujqësisë ndan mirënjohje për fermerin e bletishtes “Apimedica”

Mitrovicë, 20 nëntor - Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, sot ka mirëpritur në një takim fermerin e bletishte “APIMEDICA”, Hetem Bajraktarin, i cili doli fitues në garën ndërkombëtare të cilësisë së mjaltit, e cila ishte organizuar nga shoqatat vendore të Bletarisë, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, dhe në mes të komunës së Tetovës, në Maqedoni, me pjesëmarrës 15 shtete dhe 240 garues.

Me këtë rast, drejtori Sadiku, ka ndarë mirënjohje dhe ka uruar fermerin e vyer nga bletishtja “APIMEDICA”, për suksesin e treguar, duke marrë vendin e parë në garën ndërkombëtare të cilësisë së mjaltit, në mesin e numrit të madh të garuesve.

Gjithashtu ai u shpreh i lumtur që ishin pjesëmarrës edhe garuesit e qytetit tonë të rajonit të Shalës së Bajgores nga fshati Selac dhe Kotorr.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur për ju dhe sukseset e treguara në këtë garë, ku u dëshmua edhe një herë përkushtimi dhe puna e palodhshme e fermerëve tanë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku që sektorin e bujqësisë ta zhvillojmë sa më shumë në komunën tonë. Komuna e Mitrovicës, me theks të veçantë rajoni  i Shalës së Bajgores, ka potencial të mjaftueshëm që sektori i bletarisë të zhvillohet, dhe në këtë mënyrë të ngrisim edhe cilësinë në tregun tonë ”, ka thënë Sadiku.

Ndërsa,  fermeri i bletishte “APIMEDICA”, është shprehur i kënaqur me mirënjohjen që ju nda në saje të suksesit të cilit kishte arritur, gjithashtu ka vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme nga Komuna e Mitrovicës, me ç’rast ka falënderuan drejtorin Sadiku,  për punë e tij të palodhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)