16 Prill 2024

Dita e Tokës shënohet me mbjelljen e kopshteve vertikale

Prishtinë, 22 prill - Për të shënuar Ditën e Tokës, UNDP së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe UNICEF organizuan sot një ngjarje në të cilën 30 vajza dhe djem nga gjashtë shkolla publike mbollën kopshte vertikale në sheshin Zahir Pajaziti.

Ky ishte i pari nga një sërë aktivitetesh nën ombrellën e Ditëve të Tokës së Kosovës që do të zhvillohen në prill dhe maj për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe nevojën urgjente për ndryshim të sjelljes për të shpëtuar planetin.

Tridhjetë vajza dhe djem, nxënës të gjashtë shkollave nga tri komuna — Prishtinë, Lipjan dhe Fushë Kosovë — mbollën fidane në kopshtet vertikale të cilat do t'u dhurohen shkollave pjesëmarrëse dhe do të jenë në kujdesin e nxënësve. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së; Larissa Bruun, Zëvendës-shefe e UNICEF/OIC; Sh. T. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuar me Punë a.i. i Japonisë në Kosovë; Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim; Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës; Fitore Pacolli, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë; mysafirë të tjerë të nderuar dhe publiku i gjerë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)