20 Prill 2024

Dita Botërore e ujit realizohet me moton “Natyra për Ujin”

Prishtinë, 22 mars - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e Ditës  Botërore të ujit do të realizojë disa aktivitete, me moton botërore “Natyra për Ujin”.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite do të bëhet shpërndarja e materialeve promovuese në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe në sheshin qendror  të Gjilanit.

MPMH do te mbaj po ashtu aktivitete me nxënës të shkollave fillore tek penda e Përlepnicës si dhe tryeza me temë ”Natyra për Ujin” në kontekst të PZHK-së, që do të mbahet në sallën e Hotelit “Kristal”në Gjilan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)