05 Dhjetor 2022

Diskutohet për transformimin e sistemit ushqimor të Kosovës

Prishtinë, 13 korrik - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, organizojnë sot “Dialogun për Sisteme Ushqimore”.

Kjo ngjarje do të hapet nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe Koordinatorja e OKB-së  për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson, ndërsa pjesëmarrës do të jenë, numër i madh i hisedarëve nga niveli qendror dhe lokal i qeverisjes, shoqëria civile, aktivistë dhe ekspertë.

Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për ta transformuar mënyrën si prodhon, konsumon dhe mendon kjo botë për ushqimin.

Në shtator 2021, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres organizon Samitin për Sistemet Ushqimore si pjesë e Dekadës së Veprimit për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) deri në vitin 2030.

Procesi i Samitit synon të bëjë thirrje për veprimnë të   gjitha   nivelet   e   sistemit   ushqimor, të   rrisë vetëdijesimin  dhe  nivelin  e  diskutimit  publikrreth reformave që sjellin të mira për njeriun dhe planetin, dhe  të  zhvillojë parime  drejtuese  për qeveritë  dhe palët e tjera të interesinqë synojnë t’i shfrytëzojnë sistemet e tyre ushqimore për mbështetjen e OZHQ-ve.

Para, gjatë dhe pas Samitit, palët kyçe të interesit do të  bashkohen  për  të  sjellë  ndryshime  të  prekshme dhe pozitive në sistemet ushqimore të mbarë botës.

Si pjesë e këtij procesi, Dialogët e Samitit për Sistemet Ushqimorenë mbarë botën ofrojnë një mundësi të fuqishme që anembanë qytetarët të kenë një vend në tryezë. Idetë, zgjidhjet, partneritetet dhe planet e veprimit të gjeneruara në Dialogë, do të jenë kritike për suksesin e Samitit.

Në  Kosovë, Dialogu  i  Pavarur  organizohet  nga Instituti  për  Politika  Zhvillimore  (INDEP).  Duke  u mbështetur në mandatin e institutit për forcimin e zhvillimit të qëndrueshëm socio-politik dhe ekonomik, në  ekspertizën  e  vet  në  avokimin  për  arritjen  e  Objektivave  të  Zhvillimit  të  Qëndrueshëm,  si  dhe  në partneritet  me  Ekipin  e  Kombeve  të  Bashkuara  në  Kosovë  dhe  Ministrinë  e  Bujqësisë,  Pylltarisë  dhe Zhvillimit Rural, INDEP-i do të bashkojë palët kyçe të interesit për këtë diskutim të rëndësishëm.

Dialogu përfaqëson një platformë të rëndësishme për shkëmbim të pikëpamjeve, praktikave më të mira, sfidave dhe njohurive mesqytetarëve të Kosovës: prodhuesit, konsumatorët, shoqëria civile, komuniteti i biznesit,  qeveria  dhe  akademikët.

Duke  u angazhuar  me  njëri-tjetrin,  pjesëmarrësit  do  të  identifikojnë sfidat  e  përbashkëta  si  dhe  veprimet  konkrete.  

Përmes  një  ushtrimi  pjesëmarrës,  pjesëmarrësit  do  të diskutojnë veprimet dhe rekomandimet për transformimin e sistemit ushqimor të Kosovës, në mënyrë që të sigurohet që ai të jetë gjithëpërfshirës, i përballueshëm ekonomikisht dhe me ekuitet për të gjithë, dhe të reagojë më mirë ndaj goditjeve dhe trazimeve në të ardhmen.Sistemi  ushqimor  i  Kosovësluan  rol  qendror  në  sigurimin  e  zhvillimit  të  qëndrueshëm  dhe  arritjen  e Agjendës 2030 në Kosovë.

Çështjet e lidhura me prodhimin ushqimor, konsumin, tregtinë e ushqimeve, bujqësinë   dhe   blegtorinë   si   mjete   jetese,   avancimin   e   barazisë   dhe   ekuitetit   për   popullatat   e margjinalizuara, sfidat  mjedisore  dhe  forcimin  e  reziliencës, janë të  gjitha  tema  me  rezonim  të  fortë  në Kosovë.

Prodhimi dhe konsumi i ushqimit të mjaftueshëm, të përballueshëmekonomikisht dhe ushqyes për të gjithë, duke i ruajtur edhe resurset natyrore dhe ekosistemet nga të cilat varet sistemi ushqimor, është çështje me rëndësi jetike për të gjithë. Sistemi ushqimor i Kosovës gjendet nën trysni të shtuar në raport me reagiminndaj sfidave të shumta dhe komplekse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022 - Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të bëjë lansimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të hapë ekspozitën e të burgosurve rreth rasteve të Dhunës në Familje. (Hollin e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)            


- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 16:30)