18 Prill 2024

Dell ka vizituar ministrin Bujqësisë, Blerand Stavileci

Prishtinë, 7 prill - Ambasadori Amerikan në Prishtinë Christopher Dell  dhe shefja e Zyrës së USAID- it Patricia Rader kanë vizituar sot ministrin e ri të Ministrisë  së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci.

Ambasadori Dell pasi e ka përgëzuar ministrin Stavileci për detyrën e re, ai e ka inkurajuar atë për arritje të reja  në këtë dikaster shumë të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

Ministri Blerand Stavileci i ka shprehur mirënjohje të thellë  Ambasadorit  Dell për vizitën e bërë dhe ka përkujtuar me këtë rast ndihmën e madhe të SHBA-ve për mbështetjen që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës.

Po ashtu, ministri Stavileci ka dhënë edhe një rezyme të shkurtër të objektivave zhvillimore dhe aktiviteteve vepruese që MBPZHR do t’i ketë në periudhën vijuese, konform Planit të Zhvillimit Rural Bujqësor (2009-2013.) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)