19 Prill 2024

Del nga shtypi libri për bimët vajore

Prishtinë, 30 qershor - Këto ditë doli nga shtypi ribotimi i librit “Bimët Vajore” i autorëve: Imer Rusinovci, Nikollaq Bardhi dhe Gjergji Mero.

Libri u botua për herë të parë në vitin 2005 në 1000 ekzemplarë, mirëpo për shkak të interesimit të madh që treguan sudentët, agronomët dhe shumë fermerë, i njëjti u ribotua këto ditë.

Në libër paraqiten përshkrimet morfologjike, biologjike, kërkesat për klimë, tokë dhe elemente ushqyese për secilën specie vajore. Në libër jepet qartë teknologjia e kultivimit, vjelja dhe përpunimi i prodhimit të tyre.

\"Bimët Vajore do të kenë të ardhme në kushtet tona klimatiko-tokësore dhe fermerët mund të realizojnë të ardhura financiare shumë më të larta, se sa nga shumë bimë tjera të arave\", thotë Imer Rusinovci, një nga autorët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)