19 Tetor 2018

Çmimi i qumështit rrit Indeksin e Çmimeve të ushqimit

Romë, 8 qershor - Çmimet globale të mallrave ushqimore bujqësore u rritën në maj, me çmimet e qumështit që pësuan rritje të ndjeshme. Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO ishte mesatarisht 176.2 pikë gjatë muajit, duke u rritur 1.2 përqind nga prilli.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO është një masë e ndryshimit mujor në çmimet ndërkombëtare të një shporte të mallrave ushqimore.

Rritja e majit u bazua në një prirje të kohëve të fundit që paraqet çmime në rritje të çmimeve të drithërave të trasha dhe produkteve të qumështit dhe rritje të lehta për vajrat vegjetale dhe sheqerit.

Indeksi i çmimit të qumështit sipas FAO u rrit 5.5 për qind në muajin maj, mesatarisht 11.5 për qind më i lartë se një vit më parë.

Furnizime të ulta nnga Zelanda e Re, eksportuesi kryesor i produkteve të qumështit, me një ulje të fortë që ndikoi në qëndrueshmërinë e tregut në muajt e fundit.

Indeksi i çmimit të drithërave i FAO-s u rrit 2.4 për qind nga prilli, duke shënuar një rritje prej 17 për qind në vit duke arritur nivelin më të lartë që nga janari i vitit 2015.

Vlerat e grurit u rritën kryesisht nga shqetësimet mbi perspektivat e prodhimit në një numër të madh të vendeve eksportuese, ndërsa përkeqësimi i perspektivave të korrjes në Amerikën e Jugut ngriti çmimet e grurit.

Çmimet ndërkombëtare të orizit ishin gjithashtu të qëndrueshme, të mbështetura nga blerjet e konsiderueshme nga blerësit e Azisë Juglindore.

Indeksi i çmimit të vajit sipas FAO ra me 2.6 për qind në një ngadalësim 27-mujor. Çmimet për vajrat e palmës, sojës dhe lulediellit kanë rënë, pjesërisht për shkak të depozitave të larta botërorë.

Indeksi i çmimit të mishit të FAO ra, ndërsa Indeksi i Çmimit të Sheqerit të FAO-s shënoi rënien e gjashtë të radhës mujore, duke rënë 0.5 për qind që nga prilli, duke reflektuar kushtet e favorshme të korrjes në zonat kryesore të prodhimit në Brazil - prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i sheqerit në botë.

 



 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 tetor 2018

- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë organizon ditë e dytë të Kongresit e I-rë Ndërkombëtar të  Fizioterapisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës mirëpret një ekspozitë me titull "Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve", e propozuar nga shoqata franceze "Écrits de lumière". (Aleanca Franceze në Prishtinë, rruga Lah Nimani, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës së Banimit Social në Malishevë. (Lagjja Mirëdita në Malishevë, ora 14:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban nesër (e shtune) takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës në Malishevë, Suharekë dhe Rahovec. (Restaurant Bimi 3 në Malishevë, ora 15:00)

- Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë së fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët. (Kino Armata, ora 16:00)

- Në edicionin e Festivalit Ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, 'Rakia Fest', mbahet tribunë shkencore 'Rakia si mundësi e rritjes se mireqenjes se ekonomive familjare në viset e pasura me pemë. Investimet në funksion të joshjes së popu tës rurale për prodhimin artizanal të rakisë'. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)