25 Prill 2024

Çmimet në Bujqësi shënojnë rënie për 2.8 për qind

Prishtinë, 28 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi për periudhën 2015-2017.

Publikimi është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe në vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) në ASK.

Në vitin 2017, Indeksi vjetor i inputeve ka rënie për 2.8 për qind për Input 1, krahasuar me periudhën e njëjtë të viti 2016.

Indeksi për Input 2 ka rritje për 1.0 për qind ndërmjet viteve 2017 dhe 2016. Indeksi i inputit të përgjithshëm ka rënie për -1.1 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Në vitin 2017, Indeksi vjetor i Inputeve ka rënie për -4.6 për qind për Input 1, krahasuar me vitin 2015.

Indeksi për Input 2 ka rritje për 3.2 për qind ndërmjet viteve 2015 dhe 2017. Indeksi i inputit të përgjithshëm ka rënie  për -1.1 për qind, krahasuar me vitin 2015.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)