20 Gusht 2018

Certifikohen 22 ekspertë të sigurisë ushqimore

Prishtinë, 7 dhjetor - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isni Kilaj, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e certifikimit të inspektorëve dhe auditorëve vendorë për sigurinë ushqimore.

Gjatë kësaj ceremonie, e cila është organizuar nga USAID-i dhe MBPZHR-ja, shtatë ekspertë vendorë u pajisën me certifikatën inspektorë të GLOBAL.A.P-it dhe 15 të tjerë me certifikatën për auditor të HACCP-it, ku i gjithë procesi është bërë nga trupa certifikuese“AgroManagement”, nga Danimarka.

Me këtë rast, zëvendësministri Isni Kilaj, ka thënë se certifikimi i këtyre ekspertëve vendorë është një mundësi e mirë për agrobizneset vendore, pasi që në këtë mënyrë atyre do të ju ofrohet mbështetje profesionale për implementimin standardeve ndërkombëtare të sigurisë ushqimore në prodhimtarinë bujqësore.

Ai po ashtu, ka treguar se MBPZHR-ja edhe në vitin e ardhshëm do të ofrojë mbështetjen e saj për sektorin prodhues dhe përpunues në vend, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore, që gjë sipas tij do të ndikojë që ato të jenë konkurrente edhe në tregun e huaj.

Zëvendësministri Kilaj me këtë rast, ka falënderuar USAID-in për mbështetjen që i ka dhënë  bujqësisë në vazhdimësi viteve të fundit.

Në anën tjetër, James Hope, drejtor i USAID-it në Kosovë, tha se implementimi i standardeve ndërkombëtare të sigurisë ushqimore në prodhimtarinë primare dhe atë të përpunimit është njëra nga sfidat për sektorin e bujqësisë dhe sipas tij certifikimi i këtyre ekspertëve do të jetë një ndihmesë e madhe në këtë drejtim.

Po ashtu, gjatë kësaj ceremonie 469 prodhues të mjedrës, të cilët edhe janë anëtarë të shoqatës “Mjedra e Llapit” nga Podujeva,  janë pajisur me certifikatën e sigurisë së ushqimit GLOBAL.A.P për mjedrën e kultivuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018 - Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Rifillon prodhimi në fabrikën e Ferronikelit, respektivisht tek dalja e metalit te parë. (Fabrika Newco Ferronikeli, Drenas, ora 12:30)

- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media në cilën flasin deputetet, Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci. (Zyret e Vetevendosjes, ora 15:00)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë 5 regjioni i Prishtinës. (Sheshi Zahir Pajaziti afër Hotel Grand. ora 18:00)