19 Prill 2024

Bujqit nesër në protesta

Prishtinë, 9 prill - Bujqit kosovar paralajmërojnë protestë për nesër, në shenjë pakënaqësie me politikat agrare qeveritare. Me këtë rast Federata e Sindikatës së Bujqve të Kosovës nesër duke filluar nga ora 12:00, do të mbajë protestë para Ministrisë së Bujqësisë, për të vazhduar marshin drejt ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit, ku do të paraqiten 16 kërkesat e tyre. Në këtë protestë do të marrin pjesë bujq nga gjithë Kosova në mënyrë të organizuar me traktorë.

Tahir Tahiri, kryetar i Federatës së Sindikatës së Bujqve të Kosovës, ka thënë se protesta e nesërme mbahet me qëllim të pakënaqësive që kanë bujqit për gjendjen shumë të vështirë dhe se protesta nuk do të ndërpritet nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Qeveria e Kosovës. Tahiri, duke shpjeguar kërkesat e bujqve, të cilat do t’ia drejtojnë Qeverisë së Kosovës, vuri theksin në subvencionet e ulta.

“Të subvencionohen bujqit nga 200 euro për hektar, kreditim për bujqësinë kosovare me kamata të ulëta . Kemi kërkuar edhe politika operacionale të privatizimit si edhe aty po bëhen shkelje drastike, miratimi i Ligjit të Punës dhe organizimit sindikal, sigurimi shëndetësor dhe pensional për bujqit”, ka shpjeguar kërkesat e sindikalistëve, Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)