29 Mars 2024

Brukseli po shqyrton progresin e Kosovës në bujqësi

Prishtinë, 2 mars - Dialogu i Procesit të StabIlizim-Asocijimit ka vazhduar në takimin e mbajtur të martën dhe të mërkurën ndërmjet Komisionit Evropian dhe autoriteteve të Kosovës në Bruksel.

Gjatë takimit sektorial dy ditor, pjesëmarrësit kanë shqyrtuar progresin e Kosovës në bujqësi, peshkatari, pylltari dhe siguri të ushqimit.

Pjesëmarrësit kanë diskutuar implementimin e ligjeve të nxjerra kohëve të fundit në Kosovë dhe posaçërisht strategjinë për konsolidim të tokës dhe për reforma të qëndrueshme të tokës. 

Përkundër mungesës së aktivitetit të legjislativit para formimit të Kuvendit të ri, Kosova gjatë këtij viti planifikon të nxjerrë një numër të madh të ligjeve të cilat do të ndihmojnë në reformimin dhe stimulimin e sektorit, siç është ligji për verëra, ligji për mbrojtjen e biimëve dhe ligji për bujqësinë organike.

Kosova është në proces të implementimit të Planit shumëvjeçar për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale, me qëllim të përmirësimit të konkurrentshmërisë të ekonomisë rurale në Kosovë.

Këtu përfshihet edhe krijimi i një sistemi të asistencës financiare për fermerët, i ngjashëm me atë që ekziston në BE, i cili në vitin 2010 do të ketë si pikësynim disa sektorë. Kosova do të shqyrtojë vazhdimin e asistencës në bazë të përkrahjes financiare të vitit të parë.

Sekretari i Përhershëm i Ministrisë të Integrimeve Evropiane, Edon Cana, i cili ishte bashkëkryesues i takimit, ka thënë: “rëndësia e këtij takimi nuk mund të mos jetë i ekzagjeruar, jo më pak për shkak të potencialit të madhe të fushave në fjalë për ekonominë e Kosovë dhe në të njëjtën kohë përfaqësojnë “pjesëmarrjen” më të madhe në acuis.

Vëmendje i është kushtuar edhe menaxhimit të pyjeve të Kosovës dhe Strategjisë për Zhvillimin e Pyjeve, e cila do të ndihmojë në menaxhimin dhe ruajtjen e resurseve të rëndësishme nga eksploatimi i tepërt dhe nga prerja ilegale. 

Pyjet mbulojnë 42% të territorit të Kosovës dhe përgjegjësia e menaxhimit të tyre është decentralizuar dhe i është dhënë komunave. 

Strategjia për Zhvillimin e Pyjeve ka decentralizuar me sukses stafin në nivel komunal për të siguruar menaxhim të pyjeve në mënyrë të qëndrueshme.

Kosova me përmirësimin e sigurisë dhe kualitetit të ushqimit sipas standardeve të BE-së nuk do të përmirësoj vetëm kualitetin e ushqimit por do të zhvillojë edhe potenciale për eksportim. 

Autoritetet e Kosovës përmes zbatimit të masave fitosanitare të BE-së në kufij dhe përmes harmonizimit të kontrollit fitosanitar të brendshëm dhe kufitar do të kenë një pasqyrë më të mirë të asaj se çfarë shitet në treg. 

Kosova gjithashtu është në proces të implementimit të standardeve të BE-së përmirësimin e gjurmëve të mishit përmes regjistrimit të kafshëve. 

Masat sikur këto të cilat rrisin kontrollin e mallrave që hyjnë dhe dalin nga Kosova, janë parakushte të rëndësishme në mënyrë që Kosova të jetë në gjendje të hyjë negociata me BE-në për marrëveshje tregtare.

 

Takimet janë të përqendruara në implementimin e ligjeve ekzistuese përmes implementimit të legjislacionit, strategjive, përmirësimit të kapacitetit administrativ në nivelet përkatëse. Ligjet ekzistojnë në shumë fusha, kështu që Kosova duhet të zhvilloj kapacitetin për implementimin e tyre. 

Përkundër rëndësisë së ekonomisë rurale për Kosovën, për këtë sektorë ndahet një pjesë shumë e vogël e buxhetit të Kosovës, ku vitin e kaluar për këtë sektor janë ndarë më pak se 1,25% e totalit të buxhetit të Kosovës, ndërsa këtë vite është shënuar rënie e parave të qeverisë që i ndahen këtij sektori. 

Mirëpo, Komisioni është inkurajuar me mënyrën se si autoritetet e Kosovës janë duke bërë maksimumin për resurset e kufizuara në këto fusha duke përfituar edhe nga asistenca e rëndësishme.

Bujqësia, pylltaria dhe siguria e ushqimit është një fushë e cila gjithashtu vazhdon të ketë asistencë substanciale nga BE-ja.  Vitin e kaluar kanë filluar dy projekte të mëdha: njëri për zhvillimin e skemës së granteve rurale dhe tjetri për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. 

Këtë vit do të ketë edhe dy projekte tjera të mëdha: për të ndihmuar Kosovën në plotësimin e standardeve të BE-së për sigurinë e ushqimit dhe projekti tjetër për të ndihmuar Kosovën në implementimin e Planit të saj për Zhvillim të Bujqësisë dhe Zonave Rurale. 

Vëllimi i asistencës të BE-së në këto fusha dëshmon se sa mirë kanë përfituar përfituesit në fushën e bujqësisë, sigurisë së ushqimit nga projektet e mëhershme të BE-së në këto fusha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)