24 Tetor 2017

Britania e Madhe vazhdon mbështetjen e bujqësisë në Kosovë

Prishtinë, 3 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O'Connell, me të cilin kanë biseduar për punën që po bëhet në fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për mandatin e ardhshëm.

Ministri Rikalo me këtë rast ka falënderuar ambasadorin O’Connell për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje.

Ai e njoftoi ambasadorin për prioritet e tij për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, duke shtuar se investimet në sektorin e bujqësisë do t’i rrisin nga viti në vit, duke e fuqizuar edhe më tej këtë sektor, i cili tha se është kontribuesi kryesor në  zhvillimin ekonomik.

Nga ana e tij, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O'Connell ka uruar Ministrin Rikalo për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. Të dy u pajtuan për të vazhduar komunikimin në funksion të gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të mëtejmë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2017 - Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët ne tëmën “Vendet e punës dhe pengesat për krijim të punësimit në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha informon Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me prioritetet dhe sfidat e kësaj ministrie. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë,  Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Shefi Observer i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle mban një konference shtypi në të cilën do të japë një deklaratë mbi gjetjet paraprake të Misionit . (Hotel Swis Diamond, ora 10:30)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me programin legjislativ dhe prioritetet e Ministrisë së Inovacionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Zëvendës shefi i misionit të Eulex-it në Kosovë, Bernd Thran mban një ligjeratë ku do të diskutohet është ''Roli i EULEX-it në zbatimin e sundimit të ligjit'. (Objekti i kolegjit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit i për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku do të bëhët formimi i grupit punues për hartimin e Planit për zhvillimin e diplomacisë parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-shtator 2017 dhe Programit të Shpenzimeve të RTK-së, për periudhën tetor-dhjetor 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 140 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 14:00)

- Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në lidhje me Marrëveshjen për Drejtësinë të datës 10 shkurt 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N sallën S-I, ora 14:00)

- UBT mban konferencen për të ardhmen Euro-Atlantike të Kosovës. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 17:30)

- Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës mban akademi solemnje në prag të shënimit të 500 vjetorit të Reformacionit Protestant. (Hotel Swis Diamond, ora 18:00)