25 Prill 2024

Bletaria, sektor vital i ekonomisë

Prishtinë, 3 korrik- Oda e Afarizmit të Kosovës sot takoi disa nga shoqatat dhe prodhuesit e mjaltës, me qëllim që të organizohet sektori i bletarisë duke rritur efektshmerinë në ekonominë e Kosovës.

Skender Krasniqi, kryetar i OAK-ut, i informoi ata për të arriturat dhe qëllimin e themelimit të Odës së Afarizmit, odë që do të angazhohet në mbrojtjen e interesit të biznesit, sidomos biznesit prodhues vendor.

Gjatë këtij takimi, si probleme kryesore u theksuan mospërkrahja e këtij sektori nga institucionet qeveritare, problemet me pajisje, makineri dhe servisimin e tyre i cili duhet të bëhet jashtë vendit në mungesë të kuadrit profesional. Gjithashtu problem tjetër u identifikua edhe mungesa e kodit doganor.

Sekretari Diamant Elshani, njëkohësisht edhe pronari i fabrikës për përpunimin e mjaltit O3 Shpk në Deçan theksoi që objektivi i përgjithshëm i kësaj kompanie është rritja e prodhimtarisë së mjaltit cilësor, rritja e aftesisë konkurruese dhe krijimi i vendeve të reja të punës, me qëllim të krijtimit të kushteve më të mira në zonat rurale.

Ndyrhse, kjo fabrikë është e vetmja në Kosovë e këtij lloji dhe është e pajisur me laboratorin për testimin e majltit ku do të sigurohet që mjalti i grumbulluar nga bletarët t\'i nënshtrohet procesit të testimit laboratorik paraprak për të siguruar mjaltë 100% të pastër.

Duke marrë parasyshë mundësinë dhe rëndësinë e zhvillimit të këtij sektori, OAK do të bashkëpunoj me bletarët e Kosovës në mënyrë që ky sektor të zhvillohet sa më shumë dhe tregu i vendit tonë të i përmbush kërkesat për mjaltë cilësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)