25 Prill 2024

Βien çmimet e ushqimeve në rang botëror

Romë, 7 tetor - Çmimet e ushqimeve në botë kanë pësuar një rënie me 2 për qind në muajin shtator.

Sipas zyrës së OKB-së për Ushqimin, (FAO), kjo rënie është shënuar si pasojë e rritjes së ofertës me drithëra dhe dobësimin e kërkesës globale.

Raporti i agjencisë me seli qendore në Romë, u publikua përpara mbledhjes së Bankës Qendrore Europiane (BQE) dhe Bankës së Anglisë të cilat shqyrtuan politikën monetare.

Në fillim të këtij viti çmimi i lartë i ushqimeve dhe i lëndëve të para u konsideruar si një nga motivet e nivelit të lartë të inflacionit, duke detyruar Bankën Qendrore të Europës të vendosë për të rritur normën bazë të interesit.

Sipas raportit të FAO, indeksi i saj i çmimeve globale të ushqimeve ra në mesataren e 225 pikë për muajin Shtator, ose 4.5 pikë më pak nga muaji gusht.

Indeksi i çmimeve të ushqimeve të FAO-s, bazohet në një shportë që përmban lëndët e para ushqimore si drithërat, vajrat, mishin dhe sheqerin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)