19 Prill 2024

Bëhet pastrimi i deponisë së mbeturinave në Dydesh

Istog, 21 maj - Në kuadër të projektit “Pastrimi i deponisë ilegale të mbeturinave dhe vendosja e rrethojës”, projekt ky i realizuar nga komuna e Pejës, komuna e Istogut si dhe organizata “Let's Do It Kosova” është  bëre pastrimi i deponisë ilagale të mbeturinave në Dydesh.

 Pjesë e këtij aksioni ishte kryetari i komunës Haki Rugova me bashkëpunëtor si dhe vullnetarë të “Let's Do It Kosova”.

Kryetari Haki Rugova me këtë rast u shpreh  se ky është një projekt i përbashkët në mes të komunës së Pejës, Istogut dhe Let's Do It Kosova dhe se ky është një projekt tejet i rëndësishme për pastrimin e ambientit dhe se me projekte të tilla pwr mirëmbajtje të ambientit do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq Luan Hasanaj nga organizata Let's Do It Kosova u shpreh se sot këtu po ndodh një aktivitet që duhet të ndodhë vazhdimisht jo vetëm në Istog dhe Pejë por në terë Kosovën, ku të gjithë bëhemi bashkë për një çështje të rëndësishme siç është ambienti.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)