20 Gusht 2018

BE përkrah forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të prodhimit bimor në Kosovë

Prishtinë, 7 shkurt - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizojnë konferencë për hapjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të  prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë”.

Ky është projekti i parë i financuar nga Bashkimi Evropian për sektorin Fitosanitar në Kosovë.

Qëllimi i përgjithshëm është forcimi i zbatimit dhe kapacitetit operacional të institucioneve përgjegjëse për shëndetin e bimëve në Kosovë me qëllim të sigurimit të sistemit efektiv të kontrollit të organizmave të dëmshëm për bimët dhe produktet bimore në përputhje me standardet fitosanitare të BE-së.

Ai do të mbështes autoritetet kosovare në ngritje të kapaciteteve të kontrollit të sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve,  në mënyrë që të sigurohet sistemi efektiv i kontrollit të organizmave të dëmshëm për bimët dhe produkte bimore në përputhje me standardet fitosanitare të BE-së.

Përfitues i këtij projekti është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.

Hapjen e konferencës do ta bej,  Dr. Valdet Gjinovci , Kryeshef Ekzekutiv i AUV-së. Fjalë rasti do te kenë: Libor Chlad, Zëvendës shef i sektorit të  bashkëpunimit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë,   Vesel Krasniqi, Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, Znj. Iveta Ozolina, Drejtoresha e Departamentit të Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë së Republikës së Letonisë: Znj. Kristine Lifanova, Drejtoresha e Shërbimit Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë e cila njëherit është edhe Udhëheqësja e projektit e shtetit anëtar,  Znj. Linda Bucena, Këshilltare Rezidente e Binjakëzimit e shtetit anëtar dhe Z. Naim Delijaj, Këshilltari Rezident i Binjakëzimit i vendit përfitues .

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018 - Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Rifillon prodhimi në fabrikën e Ferronikelit, respektivisht tek dalja e metalit te parë. (Fabrika Newco Ferronikeli, Drenas, ora 12:30)

- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media në cilën flasin deputetet, Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci. (Zyret e Vetevendosjes, ora 15:00)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë 5 regjioni i Prishtinës. (Sheshi Zahir Pajaziti afër Hotel Grand. ora 18:00)