24 Tetor 2020

BE-ja vendos një etiketim të ri të ushqimeve

Bruksel, 9 dhjetor - Në luftën kundër mbipeshës ministrat e konsumatorëve të Bashkimit Evropian miratuan një identifikim të ri për ushqimet.

Me këtë masë konsumatorët do të jenë në gjendje në të ardhmen të lexojnë në produkte, se sa sheqer, yndyrë, kripë apo albuminë përmbajnë 100 gramë.

Ministrja gjermane e Konsumatorëve Ilse Aigner e mbështeti me votën e saj vendimin, por kërkoi përmirësime të mëtejshme, për shembull te dëshmia e prejardhjes së ushqimeve.

Pas miratimit prej Parlamentit Evropian rregullat e reja mund të hynin në fuqi në vitin 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës rifillon fazen finale te projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në fshatin Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatet individuale për U21/e (1999), dhe Veteran. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)