20 Prill 2024

BB mbështet Kosovën në zhvillimin e ujitjes së tokave bujqësore

Prishtinë, 3 mars - Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar edhe nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi kanë pritur sot në takim një delegacion të lartë të Bankës Botërore për zhvillimin e sektorit të ujitjes së tokave bujqësore.

Në këtë takim u diskutua për realizimin e projekteve aktuale,  si dhe thellimin e bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me Bankën Botërore për sektorin e ujitjes së tokave bujqësore.

Gjatë takimit gjithashtu u bë e ditur se është në proces të ratifikimit Marrëveshja për realizimin e Projektit për Sigurinë e Ujit dhe Mbrojtjen e Kanalit në vlerë 22 milion Euro, ndërsa  Marrëveshja tjetër për financimin e projektit për ujitjen e tokave bujqësore është në fazën përfundimtare të negociatave.

Të dyja palët u dakorduan se ka hapësirë për avancim të mëtutjeshëm të sistemit të ujitjes dhe u zotuan se angazhimi në këtë drejtim nuk do të mungoj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)