28 Mars 2024

Banka Botërore mbështetë reformat në shëndetësi

Prishtinë, 29 shtator - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, ka marrë dje edhe me shkrim konfirmimin e Bankës Botërore për mbështetjen e reformave në shëndetësi , në veçanti për miratimin e Ligjit për Shëndetësinë dhe Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore.


Në një shkresë dërguar Ministrit Agani nga Jan Peter Olters, menaxher i Bankës Botërore për Kosovë, pasi falënderohet ministri për mundësinë që i është dhënë ekonomistes së lartë shëndetësore të BB-së, znj. Rekha Menon, për të diskutuar me Ministrin dhe ekipin e tij komentet e Bankës Botërore në Draft- ligjin për Shëndetësi dhe Draft-ligjin për Sigurime Shëndetësore, shprehet kënaqësia që komentet e Bankës Botërore janë përfshirë në versionet e tanishme të këtyre dy projekt ligjeve.


“Ne nuk kemi asnjë shqetësim të mëtejshëm në lidhje me këtë ligj dhe jemi të kënaqur për të ofruar mbështetjen tonë të vazhdueshme në zbatimin e reformave të nevojshme dhe të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në këtë letër, në të cilën Banka Botërore shpreh përkushtimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv me Ministrinë e Shëndetësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)