25 Prill 2024

Banka Botërore mbështet bujqësinë në Kosovë me projekte të reja

Prishtinë, 5 dhjetor - Banka Botërore do të vazhdojë të mbështesë bujqësinë në Kosovë edhe në komponentë të reja që do ta avancojnë edhe më shumë sektorin, siç është ujitja e tokave bujqësore.

Kjo u theksua në takimin që Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi pati me Ellen Goldstein, drejtoreshë për Ballkanin në Bankën Botërore ( BB) dhe drejtorin e BB-së për Kosovë, Marco Mantovanelli.

Ministri Krasniqi e njoftoi zonjën Goldstein me zhvillimin e bujqësisë në dy vitet e fundit dhe me ndikimin që kanë pasur investimet nga MBPZHR-ja por edhe projektet e tjera si ai i Bankës Botërore, USAID apo edhe organizata të tjera.

Krasniqi theksoi se ka ende shumë sfida e në veçanti disa që janë edhe strukturore për bujqësinë siç është mungesa e kapaciteteve moderne të ujitjes, konsolidimi i tokave dhe infrastruktura rurale.

Ai falënderoi Bankën Botërore për përkrahjen që i ka dhënë bujqësisë në Kosovë, dhe për gatishmërinë që kjo mbështetje të vazhdojë dhe të rritet po ashtu, në veçanti duke u fokusuar në projekte të mëdha që do të rregullonin mungesën e ujitjes së tokave bujqësore.

Nga ana e saj, drejtoresha Goldstein vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe të arriturat e shënuara në sektorin e bujqësisë. Ajo rikonfirmoi mbështetjen e Bankës Botërore për bujqësinë, duke theksuar se si sektor ka kontribuar dhe po kontribuon në zhvillimin ekonomik në vend dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Ministri Krasniqi dhe drejtoresha Goldstein u pajtuan që të kenë koordinim të vazhdueshëm për realizimin e projekteve të reja mes MBPZHR-së dhe BB-së për bujqësinë në Kosovë.  
 
 
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)