28 Mars 2024

ATK organizoi seminar për programet agrare

Prishtinë, 7 korrik - Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me programin AGRO të USAID-it, ka organizuar seminar dyditorë për partnerët strategjik të këtij programi.

Pjesëmarrës në këtë seminar ishin: pikat grumbulluese dhe shoqatat regjionale të mjedrave, pikat grumbulluese të bimëve mjekuese dhe aromatike – Shoqata “Organika”, përpunuesit e pemëve dhe perimeve – Shoqata “PePeKo”, Unioni i shoqatave të prodhuesve të mollës, prodhuesit komercial të boronicës, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së ofruesve të inputeve bujqësore.

Në këtë seminar u trajtuan temat, si: informata të përgjithshme për TVSH, norma e sheshtë e TVSH-së për bujqit, rimbursimi i TVSH-së, tatimi i mbajtur në burim (fokus tatimi në burim sipas kategorive të veçanta),  trajtimi i marrjes së tokave me qira, deklarimi i tatimeve etj.

\"Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi, lidhur me aplikimin e normës së sheshtë të TVSH-së për bujqit, rimbursimin e TVSH-së, mbajtjen e tatimit në burim sipas kategorive të veçanta për personat jo-afarist nga të cilët bëjnë blerjen e produkteve, trajtimi i marrjes së tokave me qira, etj\", thuhet në një komunikatë të ATK-së.

Për të gjitha temat e lartë cekura janë pasqyruar edhe shembujt praktik për trajtimin e tyre.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)