16 Prill 2024

Ambasada Gjermane përkrah Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Prishtinë, 26 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka takuar sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Jörg Rohde dhe përfaqsuesin e GIZ-it për Kosovë David Oberhuber; takim ky në të cilin u konfirmua mbështetja gjermane ndaj institucioneve të Kosovës.

Ministri Faton Peci i siguroi se për sa kohë që do të jetë në krye të këtij dikasteri, do të mbizotërojë transparenca, ligjshmëria dhe meritokracia.

Po ashtu të dyja palët shprehen vullnetin e mirë që të angazhohen në hartimin e strategjive për potencialin e lartë që Kosova ka në zhvillimin e sektorit bujqësor.

Së fundmi, Ambasadori Rohde, i uroi Ministrit Peci punë të mbarë dhe i ofroi përkrahjen e Ambasadës Gjermane në të gjitha sferat të cilat i mbulon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)