19 Prill 2024

AKB: Të mbrohen prodhimet vendore

Prishtinë, 23 prill - Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini me disa përfaqësues të komunitetit të agrobiznesit kanë vizituar sot Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku janë pritur nga ministri Blerand Stavileci me bashkëpunëtorët.

Kryetari i AKB-së  që fillim të fjalës së tij  ka dhënë  një rezyme të shkurtër të aktiviteteve që  AKB-ja i ka bërë në rrafshin e zhvillimit të agrobiznesit në shumë sektorë të saj, duke u fokusuar në çështjet më kruciale që kanë të bëjnë me zvoglimin e importit të prodhimeve bujqësore e të rritjes së prodhimtarisë në bujqësi.

Kjo, ka thënë tutje ai, mundëson hapjen e vendeve të reja të punës dhe duke mbrojtur prodhimet  vendore, rritet masa e mjeteve financiare për buxhetin e Kosovës dhe pamundëson “derdhjen” e miliona eurove jasht vendit. Mirëpo, edhepse kemi një import të madh të prodhimeve bujqësore ka thënë tutje Shahini, në rrafshin e eksporteve, Kosova identifikohet me prodhimin e patateve, që ka një bilanc të mirë të eksportit në vendet e rajonit.

Po ashtu në këtë takim është folur edhe për çështje të tjera që janë me interes për bujqësinë kosovare, siç është kultivimi , për herë të parë pas luftës, i lulediellit dhe prodhimi i vajit nga ky prodhim bujqësor, pastaj mbrojtja e  produkteve që janë profitabile dhe të avancuara.

Ministri Blerand Stavileci ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur AKB-në në fushën e agrobiznesit, duke ofruar kështu parakushte reale që e mundësojnë këtë dhe u ka premtuar atyre se shumë shpejt do të jetë në dispozicion edhe një strategji zhvillimore, që do të konkretizohet me  aktivitete konkrete vepruese sipas shkallës së prioriteteve, sepse, tha ministri Stavileci, zhvillimi i bujqësisë nuk do të jetë vetëm me mbështetje  grantesh, por edhe me komponentën e zhvillimit më të hovshëm të saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)